Mbrojtësi i Liverpool, Dejan Lovren nuk është duke menduar të largohet nga “Anfield”.
30-vjeçari ka humbur pozitën në formacionin e parë, por përsëri nuk dëshiron të largohet, transmeton portali arbresh.info.
Kroati ka thënë se do arrijnë shumë nëse në skuadër kanë lojtarë me eksperiencë dhe lojtarë të rinj.
“Është e rëndësishme që të kemi lojtarë të rinj dhe me eksperiencë. Mendoj se është balancë e mirë”.
“Jemi mësuar të luajmë në finale të madhe dhe e dimë si ta menaxhojmë. Nëse vazhdojmë t’i mbajmë lojtarët e rëndësishëm, vetëm do përmirësohemi”, deklaroi ai.
Lovren në kohën e fundit është i lidhur me transferimin te Tottenham dhe Lazio./arbresh.info.
FSK-ja shënon sot “Ditën e Forcës”
Trump nënshkruan marrëveshje me Shtëpinë e Bardhë për të fil...
Kurti sot merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës së Sigur...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-së,...
Mblidhet Qeveria, 30 pika në rend të ditës