Can: Nuk e meritova kartonin e kuq kundër PSG-së, Neymar stimuloi

16:05 | 19 Prill 2020
Arbresh Info

Mesfushori i Borussia Dortmund, Emre Can ka thënë se nuk e ka merituar kartonin e kuq në ndeshjen kthyese ndaj PSG-së.

Gjermani shkaktoi faull ndaj yllit të “Parisienëve”, Neymar dhe u ndëshkua me të kuq, transmeton portali arbresh.info.

Mirëpo, Can beson se nuk ishte karton i kuq, pasi braziliani ka stimuluar.

“Nuk ishte karton i kuq. Të gjithë që e njohin futbollin e dinë se këtë situata ndodhin”.

“Neymar e hodhi vetën në fushë. Nëse ai ishte karton i kuq, do të bëheshin 15 suspendime në çdo ndeshje”, deklaroi ai.

Kujtojmë se në atë ndeshje PSG fitoi 2 – 0 dhe arriti të kualifikohet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme