Invalidi dhe veterani i luftës së UÇK-së, Shpëtim Agusholli, i cili që 21 vjet është në karrocë, ka reaguar ashpër pasi Qeveria në dje i pranoi si donacion 1000 teste për koronavirus nga Serbia.
“Serbia na vrau masakroi e gjithat te zezat, mos pranoni asgjë nga ata qe ushtruan gjenocid mbi popullin tonë, qoftë edhe ndihma (dhurata ). Para 21 vite në luftë me Serbi mora plagë të cilat i ndjej edhe sot, edhe po të vdes nuk dua as test as kurgja në jetë nga Serbia”, ka shkruar Agusholli.
Në lajmin e publikuar në një prej mediumeve në vend, ka komentuar një person, që në bazë të profilit të tij, aludohet të jetë militant i VV-së, i cili e ka fyer veteranin.
“Trus në kolicë edhe kalbu”, ka qenë komenti skandaloz i Feim Sylkes.
Ky i fundit, në profilin e tij në Facebook vërehet që është përkrahës i Qeverisë në largim, teksa komenti ka ardhur pas kritikave që po u bëhen këtyre të fundit.
Ndryshe, më 17 prill Kosova ka pranuar donacion si ndihmë nga Serbia rreth një mijë teste për koronavirus.
Kryeministri në largim, Albin Kurti, në një debat televiziv e ka quajtur këtë gjest si gjest të mirë të Serbisë duke, shtuar se me këto teste nuk do të testohen vetëm serbët./arbresh.info
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...
Pati një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Akron – Mirlind D...
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku