Refuzohet nga Arthur, Inter gjen zëvendësuesin adekuat

13:56 | 19 Prill 2020
Arbresh Info

Inter është totalisht i fokusuar që në verë ta përforcojë mesfushën dhe mesfushori i Bayern Munich, Corentin Tolisso është lojtari më i fundit në listë.

25-vjeçari ka kontratë me “Bavarezët” deri në qershor të vitit 2022 dhe ende nuk ka filluar negociatat për rinovim, transmeton portali arbresh.info.

Sipas Gazzetta dello Sport, i pari në listën e “Neurazurëve” është francezi, pasi mesfushori i Barcelonës, Arthur refuzoi këtë mundësi.

Tolisso këtë sezon ka kontribuar me tri gola dhe pesë asistime në 25 paraqitje.

Në listën e gjigantit italian janë mesfushori i Barcelonës, Arturo Vidal, ylli i Brescia, Sandro Tonali dhe Gaetano Castrovilli nga Fiorentina./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme