Romelu Lukaku u largua nga Manchester United në verën e vitit 2019 pas nëntë viteve qëndrim në Angli.
Sulmuesi belg iu bashkua Chelseat në verën e vitit 2011 për 15 milionë euro nga Anderlecht, ndërsa luajti edhe për skuadra tjera angleze si West Bromwich Albion, Everton dhe Manchester United.
26-vjeçari nuk mendon të rikthehet në të ardhmen në Angli, ndërsa kujton kohën më të mirë të kaluar te Evertoni.
“Unë nuk mendoj se do të rikthehem më në futbollin anglez, por dua të theksoj se koha më e mirë për mua ishte te Evertoni”, deklaroi Lukaku.
Ai ka lënë të kuptohet se në të ardhmen do të rikthehet te skuadra e fëmijërisë, Anderlechti.
“Me siguri se do të rikthehem një dit te Anderlechti, por nuk mund të them se kur”, vazhdoi tutje Lukaku.
Belgu është pyetur edhe për lojtarët më të mirë që kanë ish-skuadrat e tij Manchester United dhe Chelsea.
Mason Mount dhe Tammy Abraham. (Photo by Michael Regan/Getty Images)
“Ai djali i ftohtë Mason Greenwood më pëlqen te United, ndërsa te Chelsea yjet e së ardhmes janë Tammy Abraham dhe Mason Mount”, përfundoi Lukaku.
Reprezentuesi i Belgjikës ka shkëlqyer me Interin, ku në 35 ndeshje zyrtare ka shënuar 23 gola dhe ka dhënë pesë asistime.
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd...
“KB Krusha” për deklaratat e Pecit: Do të paraqesim fakte pë...
“I ke bërë ato lojërat e tua”, Lela ia lë fajin Gresës për d...
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...