PSG i ofron Neymar 640 mijë euro në javë që të mos largohet

12:28 | 19 Prill 2020
Arbresh Info

PSG nuk dëshiron assesi ta largojë sulmuesin Neymar, gjatë verës së ardhshme.

Ka raportime të shumta që Barcelona është duke u munduar ta rikthejë brazilianin në “Camp Nou”, andaj janë duke përgatitur vlerën e kërkuar prej 150 milionë euro që transferimi të funksionoi, transmeton portali arbresh.info.

Mirëpo, raportimet e Daily Star thonë se PSG do t’i ofrojë Neymar kontratë të re që do ta mbajë në “Parkun e Princave” deri në vitin 2025 me vlerë 38 milionë euro për vit.

Paga e tij javore do të jetë 640 mijë euro, që do ta bëjë të vazhdojë të jetë lojtari i tretë më i paguar në botë, pas Cristiano Ronaldo-s dhe Lionel Messi-t.

I interesuar për kapitenin e Brazilit është edhe rivali, Real Madrid./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme