Britania nuk është duke menduar lehtësimin e masave të marra në luftën kundër pandemisë COVID-19 që i kanë vendosur para katër jave për të marrë nën kontroll situatën.
Britania është afër një krize shëndetësore pasi deri tani janë shënuar 15,000 viktima nga koronavirusi, duke e rënditur Britaninë e Madhe në vendin e pestë në botë për nga numri i viktimave.
Ministri i Zyrës së Kabinetit Michael Gove mohoi një lajm nga Buzzfeed ku raportohej për lehtësimin e masave.
“Faktet dhe këshillat janë të qarta, në këtë moment nuk duhet të mendojmë për lehtësimin e masave akoma,” tha Gove për Sky News.
Të dhënat e fundit tregojnë se 15,464 persona kanë vdekur në spitalet e Britanisë pasi janë testuar pozitiv me COVID-19, rezultat ky që është rritur nga tri ditët e kaluara duke shënuar më shume se 800 viktima cdo ditë.
Në shtëpitë e kujdesit kanë vdekur 2,500 persona, sipas Forumit Kombëtar të Kujdesit.
“Njëra nga gjërat më shqetësuese është niveli i lartë i vdekjeve,” tha Gove./arbresh.info/
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...
Aktrim lidhur me ngjarjet, Gresa përplaset me Vullnetin, Dre...
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë, Veli...
Drenusha e quan Gjestin përndjekës të femrave
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin
Dymbëdhjetë ushtarë britanikë lëndohen në një aksident trafi...