Disa nga liderët europianë janë akuzuar se kanë përfituar nga kriza e shëndetit për t’i dhënë vetës fuqi.
Përderisa Turqia po arreston qindra njerëz për postimet në mediat sociale, Rusia kërcënon me burg çdo gjë të konsideruar të rreme, ekziston frika se demokracia po rrezikohet në Poloni dhe në Hungari.
BBC sjell detajet nëse pandemia është duke u përdorur si mbulesë për shtrirjen e forcës.
Hungari: ‘Vetëvrasja’ e parlamentit i jep Orbanit fuqi të jashtëzakonshme
Kryeministri i Hungarisë, Victor Orban, mbetet i akuzuar si brenda edhe jashtë për përdorimin e krizës së pandemisë për të rrëmbyer edhe më shumë pushtet, në vend se të bashkojë vendin.
Së pari qeveria e tij shpallu gjendjen e rrezikut me 11 mars, duke fituar kohë të vlefshme për t’u përgatitur për pandeminë. Por, më pas kjo gjendje u përdor në Parlament për zgjatjen e pushtetit të pafund, kështu që qeveria tani ka fuqinë të sundojë me dekret për aq kohë sa është e nevojshme dhe mund të vendosë vetë kur rreziku ka mbaruar.
Kritikët flasin për një fund të demokracisë në Hungari, por Ministri i Drejtësisë këmbëngul se ‘Akti i autorizimit’ do të skadojë në fund të emërgjencës.
A është ky fundi i demokracisë? Eksperti i ligjit kushtetues Prof Zoltan Szente paralajmëron se pandemia mund të përdoret lehtë për të ruajtur fuqitë e jashtëzakonshme të qeverisë.
Meqenëse është fuqia ekskluzive e qeverisë për të vendosur se kur do t’i japë fund gjendjes së rrezikut, ai thotë se parlamenti në të vërtetë ka “kryer vetëvrasje” duke hequr dorë nga e drejta e tij e kontrollit mbi qeverinë.
Në teori janë vetëm tre kontrolle mbi fuqinë e Orban:
Parlamenti mbetet në seancë nëse pandemia nuk e ndalon atë
Gjykata Kushtetuese funksionin ende
Nëse zgjedhjet e përgjithshme mbahen në vitin 2022
Megjithatë, partia Fidesz, e Victor Orban ka një shumicë në Parlament dhe të gjitha zgjedhjet shtesë dhe referendumet shtyhen deri në fund të urgjencës.
Gjykata Kushtetuese tashmë është mbushur me të preferuarit e Orban, por gjembi që mund të mbetet në anën e kryeministrit është gjyqësia e pavarur.
Partia në pushtet duhet të ruajë shumicën e saj të dy të tretave në parlament për të emëruar një president të ri të Gjykatës Supreme në fund të vitit 2020. Atëherë fuqia e Orban do të ishte pothuajse e padisponueshme.
Turqia: “Momenti i mundësisë” për Erdogan
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdohan, nuk ka nevojë që të përdorë pandeminë për të uzurpuar pushtet, sepse ai tashmë e ka atë. Në këtë kohë, ai po i jep një tjetër pamje fushatës për të drejtat e njeriut.
“Ekziston një sistem i tillë i centralizuar, nuk ka nevojë të ketë një pushtet të mëtejshëm,” thotë Emma Sinclair-Ëebb, Drejtori e Turqisë për Human Rights Ëatch.
Sidoqoftë, ajo thotë se ka pasur një përpjekje oportuniste për të ‘ndezur zjarr’ me propozimet për rritjen e kontrollit mbi kompanitë e mediave sociale. Ata u “varrosën thellë” në një projekt-ligj që merrej kryesisht me masa ekonomike për të qetësuar ndikimin e virusit.
Sipas saj, qëllimi ishte që ‘të hidhnin në dorë platformat e mediave sociale, me qëllim që t’i nënshtroheshin kontrollit dhe censurës qeveritare’. Projekt-ndryshimet u hodhën papritmas, por Sinclair-Ëebb pret që ata të ktheheshin në të ardhmen.
Qeveria e Turqisë është e vendosur që të kontrollojë mediat sociale gjatë krizës. Qindra janë arrestuar për ‘postime provokatibe’ rreth Covid-19 në mediat sociale.
Mjekët nuk po guxojnë të flasin. “Fshehja e fakteve dhe krijimi i një monopoli informacioni për fat të keq u bënë mënyra sesi po qeveriset ky vend,” thotë Ali Cerkezoglu i Shoqatës Mjekësore Turke. “Mjekët, infermierët dhe punonjësit e shëndetësisë janë mësuar me të në 20 vitet e fundit”.
Avokati Hurrem Sonmez, shqetësohet se pandemia mund të jetë një moment shpërthimi për Presidentin Erdogan. “Shoqëia dhe opozita janë më të dobëta për shkak të pandemisë”, thotë Sonmez, e cila përfaqëson të drejtën e fjalës së lirë.
“Të gjithë kanë të njëjtën axhendë – virusi. Prioriteti është të mbijetojmë. Ekziston një shqetësim serioz që situata mund të keqpërdoret nga kjo qeveri”, shtoi ajo.
Rusi: Pandemia që po ngacmon ambiciet e Putinit
Në Janar, Kremlini mendonte se gjithçka po shkonte ‘ujë’.
Do të rishkurhej Kushtetua Ruse, që kishte për qëllim lejimin e Vladimir Putin që të qëndrojë edhe dy mandate. Pastaj do të zhvillonte një “votim kombëtar” triumfues më 22 prill që Rusët të mbështesin ndryshimet. Kritikët e presidentit e quajtën atë një “grusht shteti kushtetues”, por dukej një marrëveshje e mbaruar.
Megjithatë, Covid-19 ka ‘prishur shumë plane’. Presidenti Putin është dashur që të shtyejë votimin, në fund të fundit, si mund t’i thërrasësh njerëzit të dalin dhe të votojnë në mes të një pandemie? Problemi i Kremlinit tani është që, nëse dhe kur të bëhet votimi, miratimi i një Kushtetute të re mund të jetë gjëja e fundit në mendjet ruse.
Bllokimi gjatë pandemisë është duke përcaktuar ekonominë në Rusi, me parashikime për një recesion të gjatë dy vjeçar dhe miliona humbje pune. Rusët kanë tendencë të fajësojnë zyrtarët vendas dhe burokratët, jo autoritetin qendror, për problemet e tyre të përditshme. Por historia tregon se kur njerëzit këtu përjetojnë dhimbje të mprehta personale personale, ata i kthejnë zemërimin e tyre drejtuesit të vendit të tyre. Një dhimbje e tillë tani duket e pashmangshme.
Kjo mund të shpjegojë pse udhëheqësi i Kremlinit kohët e fundit ua ka deleguar pushtetin qeveritarëve rajonalë për të luftuar koronavirusin: tani ata ndajnë përgjegjësinë.
Mbështetësit e Presidentit Putin, përfshirë mediat shtetërore, do të argumentojnë se në një krizë kombëtare Rusia kërkon udhëheqje të fortë, të qëndrueshme më shumë se kurrë – me fjalë të tjera: që epoka e Putinit duhet të zgjatet. Sa për kritikët e Kremlinit, ata tashmë kanë akuzuar autoritetet për përdorimin e pandemisë për të forcuar kontrollin.
Një ligj i ri i nxitur përmes parlamentit vendos dënime të ashpra për njerëzit e dënuar për përhapjen e informacionit të rremë për koronavirusin: gjobë ekuivalente me 25,000 dollarë ose deri në pesë vjet burg. Ekzistojnë shqetësime për sistemet e mbikqyrjes që përmblidhen për të zbatuar karantinën.
Izolimi në Rusi, gjithashtu nënkupton që protestat e opozitës nuk mund të zhvillohen, pasi tubimet masive janë ndaluar me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit.
Poloni: A po rrezikon qeveria polake për të mbajtur pushtetin?
Partia qeverisë në Poloni, është akuzuar për rrezikimin e pamatur të jetës, duke nxitur zgjedhje presidenciale në mes të pandemisë.
Presidenti Andrzej Duda, një aleat i qeverisë, ka parë numrat e tij të sondazhit të rriten gjatë pandemisë dhe është i preferuari për të fituar.
Partia qeverisëse Ligj dhe Drejtësi argumenton se është e detyruar me kushtetut të mbajë zgjedhjet dhe një votim përmes postës është forma më e sigurtë gjatë izolimit.
Ky është opsioni i tij i preferuar, por gjithashtu është duke mbështetur një propozim për ndryshimin e kushtetutës për të lejuar Presidentin Duda të shërbejë dy vjet të tjerë, për aq kohë sa ai nuk mund të kërkojë rizgjedhje.
Opozita thotë se një votim postar rrezikon votuesit, punëtorët e postës dhe stafin e zgjedhjeve. Komisioni zgjedhor i BE-së dhe Polonia gjithashtu kanë ngritur shqetësime për mbajtjen e votës.
Opozita insiston që duhet pritur, duke deklaruar gjendjen e fatkeqësië natyrore që ndalon zgjedhje, përderisa masat e jashtëzakonshme janë në fuqi dhe do të mbesin edhe për 90 ditë. Qeveria thotë se shpallja e masave të jashtëzakonshme do ta bëjë atë përgjegjës për pretendimet e dëmshpërblimit të dëmshëm.
Grupet e të drejtave të njeriut thonë që nëse zgjedhjet mbahen në maj, ato konsiderohet si të padrejta, sepse kandidatët kanë ndërprerë fushatat, ndërsa Presidenti vazhdon të gëzojë një mbulim të gjërë mediatik gjatë pandemisë.
Nëse zgjedhjet do të shtyheshin, Polonia mund të jetë në mes të një recesioni, dhe shanset e Duda për rizgjedhje mund të zvogëlohen ndjeshëm. Nëse zgjidhet kandidati i opozitës, pushteti i vetos së Presidentit mund të prishë ndjeshëm aftësinë e qeverisë për të përshkuar programin e saj për tre vjet e gjysmë në vijim.
“Ky është një shembull i librit me tekstin se si të përfitoni përfitimin më të madh nga kriza dhe të qëndroni në pushtet”, tha Malgorzata Szuleka, avokate e Fondacionit Helsinski për të Drejtat e Njeriut në Varshavë. /BBC/ Përktheu: arbresh.info
Amerikanët zgjedhin mes dy vizioneve qartësisht të ndryshme
“E kemi çmuar aq shumë interesimin e popullit të Kosovës për...
Kurti: Ndihma nga Luksemburgu për Kosovën është lart mbi mes...
Lavrov: Rusia do t’i përgjigjet me të gjitha mjetet e mundsh...
Trepça luan sonte sfidën e radhës në Fiba Europe Cup
IKSHPK fton qytetarët në fushatën ndërgjegjësuese për diabet...