Partia Demokratike denoncon atë që e quan “një nga aferat më të mëdha të qeverisë në kohën e pandemisë”
Bëhet fjalë për tenderin për blerjen e pajisjeve mbrojtëse spitalore të datës 21 mars. PD kerkon anulimin e tenderit dhe të kthejë në buxhet paratë që duhet të shkojnë tek familjet e varfra dhe biznesi në krizë.
“Për mbi 200 mijë maska dhe mjete të tjera mbrojtëse, të blera nga qeveria me çmime stratosferike. Do të sjellim prova për një abuzim skandaloz me paratë e shqiptarëve. Ne besojmë se ky abuzim i madh ka detyruar qeverinë të klasifikojë si sekret këta tendera hajdutësh, që e zhdoganojnë një maskë me 3 euro dhe e blejnë me 8 mijë lekë me çmim shumice” u shpreh deputetja e PD-së, Albana Vokshi.
PD thotë se qeveria fsheh me tënderin 3.5 milionë dollarë me të cilën janë blerë maska dhe pajisje të tjera spitalore me dyfishimin e çmimit në disa raste edhe me trefishin e çmimit të zhdoganuar.
Për këtë ajo tregon maskën mbrojtëse që ka blerë në farmaci të njëjtë me atë që është blerë nga qeveria.
Nëse në farmaci kjo maskë ka kushtuar 4 mijë lekë, qeveria e ka blerë me çmim shumice 8 mijë lekë.
“Sa lekë e ka blerë Qeveria shqiptare këtë maskë 4 mijëlekëshe? Plot, dyfishin e cmimit, me 8 mijë lekë të vjetra. Pra me pakicë blihet 4 mijë lekë, ndërsa më shumicë Qeveria e blen nga kompanitë “FARMA NET dhe EUROMED” me 8 mijë lekë të vjetra. Ky është krim! Dhe kur krimin përpiqesh ta fshehësh me kontrata sekrete, me mungesë transparence, krimi bëhet edhe më i rëndë, sepse provon që është bërë me vetëdije për të vjedhur. Të pranosh të blesh 8 mije lekë një maskë që me pakicë në Farmaci shitet 4 mijë lekë do të thotë vjedhje në mes të ditës” denoncon Vokshi./lapsi.al/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...