Andrey Arshavin u bë i famshëm si futbollist shpejt pas paraqitjeve të tij gjatë Kampionatit Evropian 2008, mirëpo më vonë ai e humbi dashurinë e shumë tifozëve për shkak të disa deklaratave të tij seksiste si dhe disa deklaratave të tjera kontroverse.
Ish-sulmuesi i Arsenalit ishte i njohur edhe për personalitetin e tij, që gjithmonë thoshte atë që e mendonte. Por, kjo gjë e ka futur atë shpeshherë në telashe, transmeton Gazeta Express.
Në biografinë e tij, “555 pyetje dhe përgjigje për gratë, paratë, politikën dhe futbollin”, Arshavin i ka bërë një numër të komenteve tronditëse, përfshirë këtu disa seksiste.
“Sipas mendimit tim, gratë dhe burrat janë plotësisht krijesa të ndryshme”, ka thënë ai.
“Nëse unë do ta kisha fuqinë t’ua ndalojë gare vozitjen e veturave dhe t’ua merrja lejet e tyre, atëherë do ta bëja këtë pa menduar dy herë”.
Një tjetër temë për të cilën Arshavin kishte folur dhe ishte kritikuar është përdorimi i substancave të palejuara të njohura si doping në sport, veçanërisht në lidhje me përdorimin e tyre në Rusi.
“Sipas mendimit tim, ka doping në të gjitha sportet individuale. Është thjesht e pamundur të arrish pa doping”, kishte thënë Arshavin.
“Ajo që unë po e them është se në not, skijim dhe çiklizëm, sipas mendimin tim, të gjithë përdorin doping”.
Arshavin ka qenë disa herë i përfshirë në skandale lidhur më përdorimin e alkoolit, me përballjet me policinë, si dhe me vizitat në klubet e striptizmit.
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen
Vendoset gurthemeli i Shkollës së Mesme Profesionale në Podu...