Atëherë lojtari i akademisë së Newellit, tani ylli i Barcelonës, Lionel Messi, e kishte dhënë një intervistë në moshën 13-vjeçare, kur kishte folur për heronjtë e tij, gjërat që i pëlqenin e ato që nuk i pëlqenin, si dhe ëndrrat e tij për të ardhmen.
Ata që e kishin parë Lionel Messin duke luajtur kur ai ishte ende fëmijë kishin parashikuar gjëra të mrekullueshme për lojtarin e akademisë së Newellit, që preferonte të luante me këmbën e majtë, transmeton Gazeta Express.
Këto parashikime, Messi i arriti gjatë karrierës së tij e madje edhe i kaloi shumë prej tyre. Edhe kur ishte vetëm 13 vjeç, argjentinasi po jepte intervista dhe përgjigjet e tij e dëshmonin se ai ishte më ndryshe sesa moshatarët e tij.
Pothuajse 19 vjet pasi Messi e kishte bërë këtë intervistë me gazetën e vendlindjes së tij, Diario la Capital, ai artikull u rigjet dhe është bërë viral në Argjentinë dhe në Spanjë. Nëntitullin e artikullit mund ta lexoni në vazhdim:
Lionel Messi është një lojtar në divizionin e dhjetë dhe është mesfushori sulmues i skuadrës. Ai nuk është i vetmi talent në akademinë e Newellit, por e ka një të ardhme të ndritur para vetes sepse, përkundër gjatësisë së tij, ai arrin t’i driblojë një, dy e tre lojtarë, të shënojë gola dhe mbi të gjitha e shijon veten me topin në këmbë. Sot, ai po zbulohet para botës.
Përgjigjet e Leo Messit:
Një hero: Dy heronj, babai im Jorge dhe kumbara Claudio
Një trajner: Të gjithë që i kam pasur sepse kam mësuar nga të gjithë (Gabriel, Morales, Dominguez, Vecchio dhe Coria)
Një trajner për ushtrime fizike: Pablo Sanchez
Një lojtar: Dy, vëllai dhe kushëriri im
Një ekip: Newell
Një hobi: Muzika
Një lloj i muzikës: Kuarteti dhe Cumbia
Një emision televiziv: Primicias
Një revistë: Pasion Rojinegra (revistë e tifoëve të Newellit)
Një libër: Bibla
Një film: Baby’s Day Out
Një sport tjetër: Hendbolli
Një modele: Nicole Neumann
Një ushqim: Pulë me sos
Një lëndë në shkollë: Spanjishtja
Një punë: Mësues i Edukatës Fizike
Një synim: Ta përfundoj shkollën e mesme
Një qëllim: Të luaj në ligën e parë
Një kujtim i lumtur: Kur u shpallëm kampionë
Një kujtim i hidhur: Vdekja e gjyshes
Një shpresë: Të luaj në ligën e parë me Newell
Një kujtim: Kur gjyshja më dërgoi të luaj futboll për herë të parë
Një ëndërr: Të luaj për Argjentinën
Një përrallë për ta treguar: Kur shkuam në Peru dhe u shpallëm kampionë
Çfarë është përulësia?: Diçka që një person nuk duhet ta humbë asnjëherë
Ekipet e të rinjve të Argjentinës: Do të doja shumë të luaja për ta
Pritshmëritë për këtë sezon: Të shpallemi kampionë sërish
Familja: Babai im Jorge, nëna ime Celia, vëllezërit dhe motrat e mia, Rodrigo, Natalia dhe Marisoli
Shoqëria: Jam me fat që kam shumë shokë të mirë. Nëse do të tentoja t’i emëroj, do ta harrojë ndonjërin
Çfarë do të thotë Newell në jetën tënde: Gjithçka, absolutisht gjithçka.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...