Maskat ishin prodhuar nga Garry Galaxy, një nga prodhuesit e aprovuar nga qeveria kineze për pajisje personale mbrojtëse mjekësore.
Por ministria spanjolle e shëndetësisë ka kthyer qindra mijëra maska të tipit FFP2 të ardhura nga Kina, pasi nuk plotësonin standardet evropiane, thanë sot mediat vendase.
E përditshmja El Mundo tha se maskat defektoze ishin shpërndarë në tetë rajone spanjolle duke përfshirë dhe Katalonja e Valencia.
Standardet evropiane për një maskë FFP2 kërkojnë që vetëm 6 përqind e pjesëzave të kalojnë mes saj, ndërsa qeveria spanjolle tha se produktet defektoze lejonin 18 deri në 29 percent.
Në një konferencë shtypi minsitri i shëndetësisë Salvador Illa tha se maskat ishin ndaluar të përdoreshin dhe shtoi se Spanja po pret një dërgesë tjetër maskash që plotëson standardet evropiane.
Në mars qeveria spanjolle ktheu 50,000 kite testuese për COVID-19 të prodhuara në Kinë pasi efektiviteti i tyre sipas zyrtarëve ishte 30 përqind, në krahasim me 80 përqind të kërkuara.
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...