Klubet e Premierligës janë duke e diskutuar përdorimin e zhurma të rreme të tifozëve nëse vendoset që ndeshjet të luhen prapa dyerve të mbyllura kur të kthehet kampionati.
Përfaqësuesit e të gjitha 20 klubeve e mbajtën një video konferencë të premten për ta diskutuar se si dhe kur duhet të kthehet liga, që tashmë ka më shumë se një muaj që është pezulluar shkaku i koronavirusit.
Premierliga ka qenë e suspenduar që nga 13 marsi shkaku i pandemisë, që e ka pezulluar të gjithë botën e sportit dhe ua ka pamundësuar njerëzve lëvizjen e lirë, në mënyrë që të parandalohet përhapja edhe më e madhe e virusit.
Tashmë janë lehtësuar disa nga masat parandaluese, ndërprerja e aktiviteteve që sjellin grumbullime masive të njerëzve pritet të mbetet e njëjtë edhe më tutje. Kjo do të thotë se edhe nëse kthehen tani ndeshjet e Premierligës, ato do të duhet të luhen pa tifozë të pranishëm në stadiume.
Zhvillimi i ndeshjeve pa tifozë do të ndikonte në avantazhin që zakonisht e kanë ekipet vendase, pasi që ato s’do ta kishim më mbështetjen e tifozëve vendas. Megjithatë, drejtori ekzekutiv i Brightonit, Paul Barber, ka bërë të ditur se klubet kanë biseduar edhe për këtë.
“Ne kemi qenë duke diskutuar se si mund ta bëjmë stadiumin më të mirë sesa të kemi vetëm ulëse të kaltra të zbrazëta. Kemi diskutuar për sjelljen e zhurmës së tifozëve në ndonjë mënyrë në stadium. Unë do të preferoja t’i mbulonin ulëset me ndonjë mesazh, për shembull për t’i falënderuar mjekët”, ka thënë Barber.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...