NBA ka lajmëruar se basketbollistët do të marrin pagë të plotë më 1 maj, mirëpo të gjata pagat e mëtutjeshme do të jenë të ulura për 25 për qind, shkaku i krizës së shkaktuar nga përhapja e virusit Covid-19.
NBA dhe Shoqata e Basketbollistëve Kombëtarë (NBPA) arritën marrëveshje të premten për t’i ulur pagat e lojtarëve për 25 për qind, duke filluar nga 15 maji, transmeton Gazeta Express.
Pagat pas 1 majit do të jenë të parat që basketbollistët e NBA s’do t’i marrin të plota që kur është pezulluar liga më 11 mars, shkaku i koronavirusit.
Kjo marrëveshje pritet t’ua shpëtojë klubeve gjithsej 40 milionë euro çdo gjysmë muaji.
“Përmes kësaj marrëveshje dhe në mënyrë që lojtarët t’i vendosim në një agjendë më graduale të uljes së pagave, ulja e pagave do të fillojë me 25 për qind të pagës së gjysmë muajit, më 15 maj”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga NBA.
Deri në fund të sezonit të NBA kanë mbetur edhe 259 ndeshje të sezonit të rregullt gjithsej, përderisa mundësia që ato të zhvillohen po bëhet çdo ditë e më e pamundur, edhe pse ende asnjë ndeshje nuk është anuluar zyrtarisht, vetëm janë suspenduar.
Sot ishte planifikuar të fillojë sezoni i play-offs në NBA, por tashmë nuk dihet nëse ky sezon do të duhet të anulohet plotësisht. Në rast të anulimit, NBA ka të drejtë t’ua ulë pagat vjetore lojtarëve për 1.08 për qind për çdo ndeshje të anuluar.
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...