Angelovska: Po përgatitet pagesa e pensioneve, goditjen më të madhe e presim në tremujorin e dytë

18:56 | 18 Prill 2020
Arbresh.info

Ministrja e Financave, Nina Angelovska, sot informoi se nga fillimi i vitit deri më 15 prill, kthimi i TVSH-së në kompani është rritur me 20 përqind ose për 20 milion më shumë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Vetëm në gjysmën e parë të muajit prill, kthimi i TVSH-së u rrit me 65 përqind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”, tha Angelovska dhe informoi se subvencionet për duhanin për vitin 2019 janë paguar.

Ajo theksoi se po bëhen përgatitje për pagimin e pensioneve, e cila është planifikuar për javën e fundit të prillit.

“Pagesa do të sistemohet dhe shpërndahet në mënyrë që të mos bëhen turma dhe të mos rrezikohet shëndeti i qytetarëve”, tha Angelovska.

Ajo tha se kemi pasur një fillim të fortë të vitit në dy muajt e parë, pasi efektet e krizës janë ndjerë tashmë në mars. Këto zhvillime pozitive do të neutralizohen nga goditja e marsit, por pritet akoma rritje në aktivitetet ekonomike.

“Goditja më e madhe pritet në tremujorin e dytë. Në tremujorin e dytë, ne parashikojmë tkurrjet më të mëdha në ekonomi për rreth 15 përqind, një rikuperim të vogël në tremujorin e tretë dhe një rritje pozitive në tremujorin e katërt”, deklaroi Angelovska.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme