“Messi është më i miri, Neymari mund ta fitojë Topin e Artë”

17:53 | 18 Prill 2020
A. B.

Ish-ylli i Villarrealit, Marcos Senna, është i bindur se legjenda e Barcelonës, Lionel Messi, është futbollisti më i mirë në botë, mirëpo ndien se Neymari mund të jetë fituesi i Topit të Artë në të ardhmen.

Braziliani Senna, i cili i bëri 28 paraqitje për ekipin kombëtar të Spanjës, i kishte shijuar 11 vjet karrierë mbresëlënëse me Villarrealit, kur kishte pasur rastin disa herë të luante kundër Barcelonës së Lionel Messit dhe Neymarit, transmeton Gazeta Express.

43-vjeçari beson se asnjë futbollist në botë nuk mund ta kalojë Messin sa u përket aftësitë në fushën e blertë, mirëpo thotë se ylli i PSG-së, Neymari mund të bëhet futbollisti më i mirë në botë nëse qëndron në formë.

“Për mua, Messi është më i miri në botë, individualisht. Nuk ka asnjë futbollist në botë që është më i mirë sesa ai. Ai është më i miri”, ka thënë Senna.

“Neymari është lojtar i kompletuar. Ai është lojtar që e meriton Topin e Artë, por atij i duhet më shumë fat në aspektin e lëndimeve”.

“Le të shohim se çfarë do të ndodhë tani, unë jam duke bërë tifozllëk për PSG-në në Ligën e Kampionëve sepse mendoj se Neymari e meriton ta fitojë Topin e Artë”.

Senna i kishte bërë 365 paraqitje gjatë karrierë së tij me Villarrealin, në të cilat kishte kontribuar me 33 gola dhe 16 asiste.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme