Bazuar në të gjeturat e një shkencëtari britanik të gjenetikës që po e heton origjinën e coronavirusit, bëhet e ditur se patogjeni mund të ketë filluar të përhapet qysh në mesin e shtatorit dhe se Wuhani i Kinës mund të mos jetë aty ku filloi pandemia.
Peter Forster nga Universiteti i Kembrixhit, ka udhëhequr një ekip studiuesish që janë duke u përpjekur të gjurmojnë burimin e virusit duke e krijuar hartën e historisë gjenetike, në përpjekje për të identifikuar personin e parë që ishte infektuar, transmeton Telegrafi.
Newsweek raporton se shkencëtari Forster dhe ekipi i tij, kanë arritën të hartojnë përhapjen e virusit, përfshirë mutacionet gjenetike, pasi kaloi nga Kina në Australi dhe Evropë, si dhe në pjesën tjetër të botës.
Shkencëtarët besojnë se virusi po ndryshon vazhdimisht për të kapërcyer rezistencën e sistemit imunitar në popullata të ndryshme.
Të dhënat e mbledhura nga Forster dhe ekipi i tij, tregojnë se shpërthimi i koronavirusit fillimisht filloi diku midis 13 shtatorit dhe 7 dhjetorit.
“Kjo supozon një normë të vazhdueshme të mutacionit, e cila me sa duket nuk ka gjasa të jetë e vërtetë dhe vlerësimi i kohës mund të jetë i gabuar”, tha Forster për Newsweek.
Deri më tani, dihej se coronavirusi erdhi nga lakuriqi te njeriu dhe më pas u shpërnda përgjatë muajit dhjetor, por ka mundësi që ky pretendim të mos jetë i vërtetë.
Burimi pyet Sarën: A ishte mërzit nëse dal sonte?
Rohde përgëzon policinë e Kosovës dhe atë gjermane për aksio...
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...