Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, e ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës në detyrë, që ka pranuar 1,000 teste për virusin Korona si donacion nga Serbia.
Kadrijaj, në një postim në Facebook,ka thënë se udhëheqësit e kësaj qeverie, që premtonin bashkim me Shqipërinë, e kthyen Kosovën në një lypsare të Serbisë.
Ajo ka thënë se është e dhimbshme nënçmimi që po ia bëjnë Kosovës me këtë qasje. Deputetja e AAK-së u ka drejtuar një pyetje zyrtarëve të VV-së. “A pyetët në Shqipëri paraprakisht, apo drejt e në Serbi?!”, ka qenë pyetja e saj.
Postimi i plotë i deputetes Kadrijaj:
“Shihni se si ndryshohen por edhe ruhen idealet me sukses
Prej bashkimit me Shqipërinë e kthyen Kosovën në lypsar të Serbisë.
Thanë mungesës sonë me teste, Serbia i’u përgjigj pozitivisht – pranuam 1000 teste per COVID-19, donacione serbe.
E tmerrshme dhe e dhimbshme çfarë nënçmimi i’a bënë Kosovës.
A duhet të mbajë dikush përgjegjësi për këtë aranzhim nënshtrues, përfshirë ata që dështuan në furnizime paraprake dhe sigurimin e këtyre testeve qoftë me blerje apo donacione nga shtete që e njohin Kosovën. A pyetët në Shqiperi paraprakisht, apo drejt e në Serbi?!
Pa i provu i pari Albin Kurti, Rexhep Selimi, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Sami Kurteshi…në LVV këto teste serbe, bashkë me dhjetëra ‘patriotë’ brenda partisë së tyre. I kisha sygjeru gjithësecilit shqiptar të Kosovës me e refuzu përdorimin e tyre.
Le t’ia nisin ma së pari këta ‘patriota’ në LVV t’i provojnë këto teste serbe e masandej t’i aplikojnë në qytetarë të Kosoves. Edhe ashtu, po besoj se një pjesë të LVV do t’i shpenzojnë për testime, se jane mbushur plot e përplot neojugosllavë e jugonostalgjikë.
Mashtrues, plus dështak. Marre ju qoftë!”, ka shkruar Kadrijaj.
80-vjetori i Çlirimit, krerët e shtetit homazhe te “Varrezat...
Ramos afër klubit të njohur anglez
Forcat e sigurisë i shpërndajnë dhunshëm protestuesit në Tbi...
Ambasada e SHBA-së në Tiranë uron 80- vjetorin e Çlirimit: K...
Policia e Gjilanit apelon tek të gjithë ngasësit të përshtat...
Peci dënon sulmin në objektin e Komunës së Zveçanit, publiko...