Google ADS

MSH reagon pas akuzave të PD: Të mos shpifë por të bashkohet në frontin e luftës kundër Covid-19

15:25 | 18 Prill 2020
Arbresh.info

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar pas akuzave të bëra nga ish-deputetët e PD, Albana Vokshi dhe Enkelejd Alibej për tenderin për blerjen e pajisjeve mbrojtëse spitalore të datës 21 mars.

Sipas Ministrisë, procedurat për blerjen e materialeve të mbrojtjes personale për mjekët dhe infermierët gjatë kësaj epidemie, janë zhvilluar duke zbatuar legjislacionin në fuqi.

Në deklaratë i bëhet thirrje PD-së të mos hedhe baltë në punën e bërë dhe të bashkohet në frontin e luftës kundër Covid-19.

Deklarata e plotë

”Në përgjigje të akuzave të rradhës dhe të strategjisë së njohur të Partisë Demokratike “shpif, shpif se dicka do mbetet”, kësaj rradhe në drejtim të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për masat e shpejta që u morën për mbrojtjen e personelit shëndetësor, sqaron për publikun se procedurat për blerjen e materialeve të mbrojtjes personale për mjekët dhe infermierët gjatë kësaj epidemie, janë zhvilluar duke zbatuar legjislacionin në fuqi.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon edhe një herë Partisë Demokratike të mos hedhë baltë mbi punën dhe sakrificën e specialistëve që punojnë ditë e natë në këtë ministri, në garë me kohën për të siguruar çdo mjet të nevojshëm në këtë luftë, që personeli mjekësor të jetë i mbrojtur dhe të punojë me standarde. Ministrisa e Shëndetësisë është e hapur për çdo hetim nga organet e drejtësisë, një orë e më parë!

Shpifjet e rradhës nuk do e ndihmojnë dot Partinë Demokratike të dalë nga bataku ku e ka katandisur veten, në vend që sot të ishte shembull i një opozite konstruktuve dhe bashkëpunuese.

Ministria e Shëndetësisë ka siguruar dhe do të vazhdojë të sigurojë – duke zbatuar ligjin dhe vetëm ligjin – mjetet e mbrojtjes personale për personelin mjekësor në këtë situatë pandemie, sepse prioritet i yni është mbrojtja e shëndetit të mjekëve, infermierëve dhe stafeve mbështetëse që ndodhen në vijën e parë të zjarrit, në këtë krizë të paprecedent”./oranews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme