Zëdhënësi i Partisë Demokratikë të Kosovës, Avni Bytyçi, sipas një postimi në Facebook, ka tregua për “Lakorën e së vërtetës”, ku ka parafrazuar u.d. së ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, duke thënë se Kosova po jep shenja se është duke e humbur luftën kundër pandemisë së koronavirusit qëndron më së miri në rajon.
Bytyci nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë se përderisa bë vendet e tjera po shkon duke rënë numri i të infektuarve në Kosovë vetëm sa po rritet.
“Qeveria është vonuar me masat parandaluese dhe kanë zgjedhur ato të gabuarat, nuk ka testime të mjaftueshme dhe kështu jemi duke lëvizur në errësirë kundër një armiku që nuk i fal këto gabime. U vonuan me masat ekonomike dhe i zgjodhën ato më të gabuarat”, ka shkruar Bytyçi.
Tashmë, disa vende të BE-së dhe të botës po flasin për hapje, ndërsa ne ende nuk e kemi filluar mbylljen e nevojshme, për fat të keq”, ka shkruar ai.
Sipas tij u.d i ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sfeçla në një emision pati deklaruar se Kosova në luftën kundër pandemisë së koronavirusit qëndron më së miri në rajon.
“Bile edhe disi u mundonte të thoshte se është më e mira edhe në nivel global. Por statistikat e përgënjeshtrojnë keq këtë qeveri tanimë të shkarkuar. Të humbur në interesa politike dhe në luftën e tyre me të gjithë, por jo me pandeminë e koronavirusit (Sars-CoV-2), Kosova është duke dhënë shenja që jemi duke humbur këtë luftë. Nëse e krahasojmë gjendjen e vendeve në rajon, shohim një rritje eksponenciale në rastin e Kosovës, në ditët kur ky infektim me raste të reja duhej të fillojë të bie, ndërsa lakorja të rrafshohej”, ka shkruar më tutje ai.
Sipas tij në në bazë të të dhënave për ditën e 34-të, shohim që e kemi kaluar tanimë edhe Shqipërinë që ka pasur 467 raste në ditën e tyre të 34-të, ndërsa Kosova ka 480 raste, pra 13 më shumë— shto këtu edhe faktin që Shqipëria është shumë më e lidhur me Italinë dhe ka popullsi më të madhe se Kosova.
“Lakorja nuk është duke u rrafshuar e në mungesë të testeve dhe testimeve agresive është lehtë të nxirret një konkluzion që gjendja është vetëm duke u rënduar”, ka shkruar zëdhënësi i PDK-së.
ASK: Shtrenjtohen qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Barcelona mund të mos bëjë asnjë nënshkrim të madh në vitin ...
Vithkuqi fshati me 24 kisha dhe manastire
Trepça nesër luan sfidën e radhës në Fiba Europe Cup
“Pse nuk kallxojshe që je tu heq për famë”, Drenusha e ashpë...
Zgjedhjet në SHBA, Hovenier ndan mesazh nga Prishtina për vo...