Irani rihap disa dyqane në Teheran

14:17 | 18 Prill 2020
Arbresh.info

Irani ka filluar të rihap disa biznese që sjellin rrezik më të ulët në përhapjen e koronavirusit, sic janë dyqanet e rrobave dhe libraritë.

Kufizimet në provinca tjera janë hecur më 11 prill, shkruan arbresh.info

Bizneset që sjellin më shumë rrezik në përhapjen e koronavirusit sic janë palestrat, kinematë dhe qendrat tregtare, do të vazhdojnë të jenë të mbyllura, thanë autoritetet.

Të premten, kur u shënua Dita e Ushtrisë, ushtria iraniane vendosi një “paradë shërbimi”, në vend të paradës së zakonshme ushtarake, në solidaritet me ekipet mjekësore që punojnë gjatë pandemisë, sipas mediave shtetërore.

Paradat u zhvilluan në të gjithë vendin dhe u paraqiten pajisje e ushtrisë të përdorura për të ndihmuar në luftën kundër shpërthimit të pandemisë, duke përfshirë pajisje nga spitali, pajisje të dezinfektimit dhe automjete të posaçme, njoftoi Press TV.

Irani ka raportuar 89 të vdekur nga koronavirusi të premten, duke bërë që numri i të vdekurve të jetë 4,958, tha zëvendëskryeministri Kianoush Jahanpour për televizionin.

Irani zë vendin e parë ne Lindjen e Mesme për nga numri i të prekurve dhe numrit të të vdekurve nga COVID-19./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme