Për të kapërcyer sa më shpejtë dhe më lehtë krizën shëndetësore dhe ekonomike të shkaktuar nga coronavirusi, Qeveria po merr masa efektive, funksionale dhe në kohë, që do të thotë mbështetje për punëtorët, kompanitë, çdo person, thonë nga LSDM.
Ata shtojnë se përveç masës për sigurimin e pagës neto, pra ndihmën financiare prej 14.500 denarë për secilin punonjës për muajt prill dhe maj, punëdhënësve u ofrohet si një alternative për të zgjedhur mbështetjen për subvencionimin e 50% të kontributeve për muajt prill, maj. dhe qershor.
“Një nga kushtet e përdorimit të kësaj mase është që kompanitë që duan të aplikojnë, të ardhurat t’u jenë zvogëluar për të paktën 30% në krahasim me mesataren për vitin 2019, numri i të punësuarve për muajt prill, maj dhe qershor 2020 nuk duhet të jetë më i vogël se numri të punonjësve nga data 31.03.2020, si dhe të mos paguajnë dividentë dhe shpërblime nga dita e publikimit të Dekretit deri në ditën e dorëzimit të llogarisë vjetore për vitin 20202, njoftojnë nga LSDM.
Ata shtuan se masat zbatohen në mënyrë të barabartë për zejtarët./telegrafi
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...