Asnjë i dyshuar me COVID-19 në Korçë në 24 orë, në Pogradec testohen 7 emigrantë

10:20 | 18 Prill 2020
Arbresh.info

Një lajm i mirë vjen për qytetarët korçarë në vigjilje të Pashkës Ortodokse kur shënohet edhe një tjetër person i shëruar nga COVID-19, duke e çuar numrin total të të shëruarve në 17.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit në Korçë nuk ka patur asnjë të dyshuar si i prekur nga koronavirusi, arsye për të cilën nuk është dërguar asnjë tampon për analiza.

Nga ana tjetër, janë dërguar 7 tampona nga qyteti i Pogradecit, për të cilat ende pritet një përgjigje.

Bëhet fjalë për shtatë emigrantër shqiptarë të ardhur nga Greqia e Maqedonia e Veriut dhe të karantinuar gjatë ditëve të fundit në një prej hoteleve të qytetit liqenor.

Këta qytetarë kanë shfaqur simptoma të ngjashme me COVID-19, arsye opër të cilën u janë marrë tamponat për të konfirmuar nëse janë apo jo të prekur nga virusi i rrezikshëm.

Edhe nga Devolli janë dërguar dy tampon të cilat fatmirësisht kanë rezultuar negativë, ndërsa nga Kolonja nuk është dërguar asnjë./vizionplus

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme