Numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Singapor ka kaluar 5,000, sipas Ministrisë së Shëndetësisë pasi u regjistruan edhe 623 raste të reja me koronavirus të premten.
Singapor ka përjetuar një rritje të shpejt të të infektuarve nga vala e dytë e koronavirusit që është importuar nga vendet e tjera të botës, shkruan arbresh.info
Së paku 5,050 të infektuar dhe 11 të vdekur, thuhet në një komunikatë të qeverisë.
“Ne jemi të shqetësuar se është gjithnjë e më e vështirë të lidhësh rastet e reja dhe të identifikosh burimin e infeksionit,” tha Ministria e Shëndetësisë në një njoftim për shtyp.
“Në fakt numri i rasteve që nuk kanë pasur kontakt me persona të infektuar është rritur lehtë, prej një mesatare 19 raste për një javë është rritur në një mesatare prej 22 raste në një javë.”
Ndër rastet e reja të raportuara, 558 janë punëtorë të huaj që banojnë në konvikte, tha ministria.
Javën e kaluar, Singapori ka raportuar se do të zhvendos punëtorët e huaj në vende alternative për të banuar si në kampin ushtarak ose në apartamente të qeverisë./arbresh.info/
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...
Incidenti me flamurin, Siljanovska: Mosrespektimi i simbolev...
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën