Thomas Meunier do të largohet nga Paris Saint Germain pas katër viteve qëndrim në Parc de Princes.
Mbrojtësit belg i skadon kontrata në qershor dhe nuk ka pranuar rinovimin me kampionët në fuqi të Francës.
28-vjeçari do të largohet si futbollist i lirë dhe tani ofertat për të nuk mungojnë.
Por sipas medieve gjermane e ardhmja e tij do të jetë në Bundesliga, ku në garë janë dy gjigantët Bayern Munich dhe Borussia Dortmund.
Belgut i pëlqen ideja të transferohet në Gjermani dhe po pret ofertën më të mirë.
Besohet se lojtari preferon kalimin në Bundesliga para kampionateve tjera si Serie A dhe Liga Premier.
Meunier po kërkohet edhe nga skuadra tjera si Roma, Napoli, Tottenham Hotspur dhe Arsenal.
Reprezentuesi belg synon një skuadër që lufton për trofe dhe kjo është arsyeja që preferon Dortmundin ose Bayernin para skuadrave tjera.
Izraeli e bombardon Bejrutin, teksa liderët e tij pritet të ...
Anisa e ashpër ndaj Gjestit dhe Leos, pasi ky i fundit ia vo...
Kosova dhe Serbia do të ulen sërish për dialog më 17 dhjetor...
“Sistem i ri për monitorimin e shkollave”, Rama: Prindërit d...
Burimi diskuton me Drenushën pasi doli i papreferuar këtë ja...
Zgjedhjet e 9 shkurtit, VV-ja shpall zgjedhjet e brendshme p...