Komuna, që deri më sot ishte më e prekura me koronavirus, ajo e Malishevës, tashmë numëron 23 persona të shëruar, ka bërë të ditur Zyra për informim e kësaj komune të premten mbrëma.
“Sipas konfirmimit zyrtar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, edhe dy persona të tjerë nga Komuna e Malishevës, ish të prekur me COVID-19, janë shëruar dhe me këtë numri i të shëruarave rritet në 23 persona të shëruar. Shërimin e dy personave nga Komuna e Malishevës, e ka konfirmuar drejtori i IKSHP-së, prof..Naser Ramadani, në komunikim me nënkryetarin e komunës, Hajdin Berisha. Sonte, përveç konfirmimit për të shëruar, nuk është shënuar asnjë rast i prekur me COVID-19 nga Malisheva”, thuhet në komunikatë e komunës së Malishevës.
Malisheva numëron 70 të infektuar dhe deri më sot ishte komuna më e prekur. Me rastet e fundit, tash është Ferizaj me numrin më të madh të rasteve – 81.
Një person nga Malisheva ka vdekur si pasojë e Covid-19.
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë