Kreu i qeverisë ka publikuar vendimin e bërë publik këtë të premte prej tij, se gjobat e vendosura ndaj kalimtarëve dhe shoferëve për shkeljen e masave të ndërmarra kundër përhapjes së Covid, do të falen.
Përmes një postimi në rrjetin social, Rama ka theksuar se ata persona që i kanë paguar tashmë gjobat, do të marrin mbrapsht paratë.
STATUSI:
GJOBAT, PATENTAT E MARRA PËR 3 VJET DHE MAKINAT E BLLOKUARA PO ASHTU PËR SHKELJE GjATË KËTYRE JAVËVE, DO T’U KTHEHEN TË NDËSHKUARVE, JO SEPSE NUK GABUAN, PO SEPSE SIDOQOFTË JEMI NJË FAMILJE NË NJË SITUATË TË JASHTËZAKONSHME, KU EDHE ATA QË U NXITUAN MERITOJNË SOT TEKSA LUFTA VAZHDON, NJË SHANS TË DYTË NË VEND TË NJË HALLI MË SHUMË!
UROJ QË AS ATA TË MOS E PËRSËRISIN DHE AS TË TJERË TË MOS BËJNË TË NJËJTIN GABIM, SEPSE ME HYRJEN NË FUQI TË KODIT TË RI PENAL, ASKUSH NUK MUND TË JUSTIFIKOHET E TË TOLEROHET MË, TEKSA HAPJA GRADUALE I BËN SHKELJET EDHE MË TË RREZIKSHME PËR SHËNDETIN E POPULLIT..
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...