Google ADS

Përfshihen në flakë dy automjete në Elbasan

23:00 | 17 Prill 2020
Arditë Shkodra

Dy automjete janë përfshirë nga flakët në Elbasan. Abc News mëson se ngjarja ka ndodhur në unazën e qytetit. Një nga automjetet raportohet të jetë në pronësi të ish-kryetarit të Gjykatës së Elbasanit, Arben Vrioni.

Mësohet gjithashtu se automjeti tjetër është në pronësi të gruas së gjyqtarit. Bashkëshortja e Vrionit është punonjëse në zyrën e urbanistikës në Bashkinë Elbasan. Burime për Abc News bëjnë të ditur se automjeti me targa AA040OK ka qenë i parkuar pranë banesës së ish-kryetarit Vrioni.

Mësohet se makinave u është vënë flaka nga dy persona të maskuar.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Elbasan/Informacion paraprak

Në lagjen “Kongresi”, Elbasan, ka rënë zjarr dhe djegur 2 mjete në pronësi të shtetasit A.V., 59 vjeç, banues në Elbasan, të cilët ishin të parkura në rrugë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme