Sot janë testuar 15 raste të dyshuara për Covid-19 që ishin nga Prizren.
Asnjë prej tyre nuk ka rezultuar pozitiv.
Këtë e bën të ditur kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, transmeton portali arbresh.info.
“Lajm i shkëlqyer! Sapo mora email-in njoftues nga Qendra për Parandalim dhe Kontrollë të Sëmundjeve, Ministria e Shëndetësisë, ku nga 15 mostra të rasteve të dyshuara me COVID-19 nga Prizreni, asnjë rast nuk ka rezultuar pozitiv. Me shpresë që edhe në mostrat e ardhshme të vazhdojmë njëjtë. Për të pasur sukses, duhet të vazhdojmë me seriozitet dhe përkushtim”, shkruan Haskuka.
Ndërkohë IKSHPK bën të ditur se 31 raste kanë rezultuar pozitive vetëm sot.
Kjo e çon totalin e të infektuarve në Kosovë në pozitive r gjithsej katërqind e tetëdhjetë (480) me dymbëdhjetë (12) raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese./arbresh.info/
Donald Trump: Do të rris tarifat për Kanadanë, Meksikën dhe ...
“Travel and Tour World”: Shqipëria, një yll në rritje në tur...
Drenusha e ashpër ndaj Gjestit, sebep gota e verës
Trump kërcënon me tarifa të larta Kanadanë, Meksikën dhe Kin...
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima
Aksident me vdekje në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”