Fituesi i çmimeve Grammy, Sam Smith, e ka riemëruar albumin e ri pasi nuk u ndjehen të qetë duke lëshuar një projekt të quajtur “To Die For” gjatë pandemisë COVID-19.
Megjithëse fansat e tij po e presin me padurim, kantautori ka treguar se lansimi i albumi do të shtyhet për në një kohë më të përshtatshme, shkruan Mirror, transmeton portali arbresh.info
Krijuesi i hitit “Stay With Me” ka vendosur që titulli i veprës muzikore mund të konsiderohet “i pahijshëm” në mes të kësaj krize globale.
“Albumi im i ri e kishte fjalën ‘vdes’ në titull dhe unë u ndjeva vërtet pakëndshëm me atë që po ndodh (coronavirus) dhe e rëndësishme është që unë të jem i ndjeshëm për fansat e mi”.
“Ky ka qenë një moment vërtet i trishtuar që do të ndryshojë emrin dhe kopertinën e albumit”, ka deklaruar Smith.
Ndryshe, këngëtari 27-vjeçar ditë më parë ka lansuar bashkëpunimin me Demi Lovato, “I’m Ready”. / arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...