Balde është i bindur se Mane do të lërë Liverpoolin në një të ardhme të afërt
Sadio Mane po shkëlqen sezon pas sezoni te Liverpooli, cka edhe ka zgjuar interesimin e shumë klubeve evropiane, në mesin e tyre edhe Real Madrid.
Sipas shokut të kombëtares, Keita Balde, në një apo dy vite Mane mund të shkojë në Madrid, por a do të jetë vonë atëherë duke parë që Los Blancos do të tentojnë edhe për Kylian Mbappen?
Në 161 paraqitje, Mane e ka gjetur rrjetën 77 herë – dhe ka kontribuar në triumfin në Champions League, UEFA Super Cup dhe Club World Cup.
“Varet nga shumë gjëra. Nuk e di se çfarë mendon ai. Por, në një apo dy vite, ndoshta do të kërkojë ndryshim”, tha Balde.
“Nuk e di nëse do të qëndrojë në Liverpool përgjithmonë. Ai është i zgjuar dhe e di se çfarë është mirë për të dhe se çfarë duhet të bëjë. Në Madrid po flasin për shumë emra, edhe për Mane….”.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...