Google ADS

Filipçe: E punësuara në shtëpinë për të moshuar ka rezultuar pozitive me Covid-19

19:36 | 17 Prill 2020
Arbresh.info

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp në njoftoi se një pastruese në një  Shtëpinë për Geriatri në lagjen Gjorqe Petrov në Shkup ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Filipçe njoftoi se janë marrë të gjitha masat e nevojshme dhe se në të ardhmen e afërt institucionet shëndetësore do të realizojnë testime në të gjitha shtëpitë që shërbejnë për përkujdesje të personave të moshuar.

“Është diagnostikuari një e punësuar, që punon si pastruese. Është bërë testim dhe ka rezultuar pozitive, është bërë vlerësim, është bërë edhe anketë epidemiologjike. Një pjesë e të punësuarve janë në vetizolim. Do të bëhet testim serologjik në të gjithë shtëpitë për pleq.”-tha mes tjerash Filipçe.

 

Të ngjashme