Armando Sadiku tregoi në lidhjen e drejtpërdrejtë me “FanZone” detaje nga videoja që ku shfaqet bashjë me Keidi Baren, me këtë të fundit duke kënduar himnin shqiptar. Sulmuesi kuqezi deklaroi gjithashtu se e ka ëndërr të thyejë rekordin e Erjon Bogdanit, si golashënuesi më i mirë i Kombëtares.
“Kam bërë stërvitje në shtëpi, kam një tarracë te shtëpia dhe ndjek programin që na ka dhënë ekipi, por bëj edhe vetë. Më mungon shumë Kombëtarja, emocionet që i kam pasur duhet të kthehen përsëri tek unë.”
Rekordi i Bogdanit: Do të ishte një nga ëndrra e mia, që ta thyeja rekordin e Bogdanit, duhet të jem realist. Unë jetoj për golin, do të ishte ëndërr e realizuar. Shpresoj që kjo situatë të kalojë dhe të kthehem me gola në Kombëtare.
Videoja me Baren: Ishim pjesë e një “quiz”-i që bën klubi për dy shokët më të ngushtë. Unë duhej të thosha çfarë do të bëhej Keidi, nëse nuk do të ishte futbollist. Unë thashë se do të bëhej këngëtar. Prandaj ai nisi të këndonte himnin. Keidi për mua tha se do të bëhesha “killer”.
Gatimi në Karantinë: Në shtëpinë time gatuan bashëshortja ime, shyqyr Zotit kam rënë rehat. Gatuan më shumë ushqime nga Kosova. Dy herë në javë shkoja në Marbella, kjo është gjëja e parë që do të bëjmë kur të dalim nga karantina, kemi hequr ca para mënjanë për të shpenzuar
Dita e dasmës: Shpresojmë së shpejti, por nuk e kemi ndarë se kur do ta bëjmë dasmën. Të shohim ku do të jem vitin që vjen, pastaj do të vendosim. Këngë spanjolle? Dëgjojmë shumë këngë në dhomat e zhveshjes, regaton spanjoll, por në të vërtetë nuk po më vjen asnjë këngë në mendje.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...