Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, sot ka vizituar fshatin Kijevë të komunës së Malishevës me qëllimin për të parë nga afër punën e fermerëve që janë dukë bërë mbjelljët pranverore.
Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, Vesli tha se fal punës së tyre në kemi furnizim të rregullt me ushqimin, transmeton arbresh.info
Iu thashë se së shpejti do kalojmë në Kuvendin e Kosovës një pako gjithëpërfshirëse për te ndihmuar fërmerët ndihmojë ata dhe të gjithë të vetëpunësuarit apo sipërmarrësit privat që janë dëmtuar prej pandemisë”, ka shkruar Veseli
Gjithashtu ai ka kërkuar nga ata që të tregohën sa më të kujdeshëm e të duruar për ta kaluar të gjithë së bashku këtë sfidë emergjente./arbresh.info/
Postimi i tij i plotë:
Vizitova fshatin Kijevë të komunës së Malishevës për të parë nga afër bujqit që janë duke bërë mbjelljet pranverore. Fal punës së tyre të palodhur ne kemi furnizim të rregullt me ushqim. Iu thashë se së shpejti do kalojmë në Kuvendin e Kosovës një pako gjithëpërfshirëse për të ndihmuar fermerët ndihmojë ata dhe të gjithë të vetëpunësuarit apo sipërmarësit privat që janë dëmtuar prej pandemisë. Kjo komunë është më e prekura nga pandemia e koronavirusit e meriton më shumë mbështetje prej qeverisë qendrore.
Iu kërkova ndërkohë që të tregohen sa më të kujdesshëm e të duruar për ta kaluar të gjithë së bashku këtë sfidë emergjente. Qytetarët janë duke mbajtur me sukses kujdesin personal dhe distancën sociale që janë detyrat e tyre, mirëpo qëveria e shkarkuar po dështon me detyrat e saj sepse nuk po bën testimin masiv që kërkon kjo situatë. OBSH-ja ka udhëzuar dhe po vazhdon të këmbëngul se vetëm testimi do të japë informacion të saktë për prekjen e popullatës nga virus. Nëse do të ndërmerrnim politikën e testimit masiv, gjurmimit dhe trajtimit do të kishim një karantinë më të shkurtër, më pak raste fatale dhe ekonomia do të rihapej më shpejtë.
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...