Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

17:34 | 17 Prill 2020
Arditë Shkodra

Të shtunën do të mbajë mot me diell dhe i qetë. Dita e diele do të shoqërohet me mot me diell dhe vranësira të cilat vende-vende do të shoqërohen me riga shiu, kryesisht në pjesën e Dukagjinit dhe jugun e rrafshit të Kosovës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditë s parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s.

Java tjetër paraqitet me kushte tjera meteorologjike./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme