Pas pandemisë, të gjithë presin që çmimet e futbollistëve të bien.
Kështu mendon edhe Emili Rousaud, njëri prej gjashtë menaxherëve që vendosi të jepte dorëheqjen javën e kaluar, pas mosmarrëveshjeve për mënyrën se si Josep Bartomeu po e udhëheq Barcelonën.
Ai madje tha se ka korrupsion në klub.
Sido që të jetë, sipas tij, të gjithë e duan rikthimin e Neymar, por duhet shikuar cila do të jetë mënyra më e lehtë dhe e mirë ekonomikisht për ta sjellë sërish në “Camp Nou”.
“Një rikthim i Neymar është i mundur, pasi tregu do të pësojë rënie dhe shumë ekipe do të kenë humbje të konsiderueshme ekonomike. Barça kërkon një rikthim të Neymar. Do të jetë e nevojshme të analizohet nëse ky operacion është i mundur duke vlerësuar edhe situatën financiare të klubit. Interesimi i Barçës për të është real. Që operacioni të behet më i lirë, unë do ta merrja atë me pagesa në disa pjesë”, tha ai për L’Equipe.
Zelensky: Pres propozimet e Trump për t’i dhënë fund luftës
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore