Google ADS

Deputeti Fitim Uka ndan gjysmën e pagës për luftimin e pandemisë Covid-19 në Kosovë

16:59 | 17 Prill 2020
Arditë Shkodra

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ka ndarë gjysmën e pagës së tij dhe e ka dhënë donacion për luftimin e pandemisë Covid-19.

“Jo, nuk kam dashur ta bëj publike dhe as ta promovoj, sepse bie ndesh me plot parime që përherë I kam ruajtur me xhelozi”, ka shkruar Uka, transmeton arbresh.info

Ai ka thënë se po e bën këtë sepse beson që kjo do t’i motivojë edhe njerëzit e tjerë.

Postimi i tij i plotë:

Të dashtun,

Po, e kam ndarë gjysmën e pagës sime dhe e kam dhënë donacion për luftimin e pandemisë në Kosovë.

Jo, nuk kam dashur ta bëjë publike dhe as ta promovoj, sepse bie ndesh me plot parime që përherë i kam ruajtur me xhelozi.

Por, prap po e bëj, sepse po më thonë dhe dua që të besoj që kjo motivon edhe njerëz të tjerë.

Jo, nuk jam biznesmen dhe as milioner. Kam kredi si shumica e qytetarëve të vendit tim. Nuk kam pallate as brenda e as jashtë shtetit. Por, sot më shumë se kurrë na duhet solidariteti. Prandaj, me apo pa bujë, na duhet ndihma e të gjithëve për të luftuar Covid 19. Dhe, unë nuk bëj përjashtim.

Dhe prapë, PO, meqë kërkohet motivim nëpërmjet shembullit, ju konfirmoj që jam angazhuar dhe po angazhohem vullnetarisht, me gjithë kapacitetin tim, për të ndihmuar në luftimin e pandemisë dhe në veçanti në ofrimin e ndihmës psikologjike për menaxhimin e ankthit, panikut dhe depresioni, që e përcjell këtë kohë.

P.S. Ju kërkoj ndjesë atyre që i kam zhgënjyer me këtë postim dhe lutem që t’ia ketë vlejtur për të shtuar arkën e shtetit, edhe ashtu të varfër e të vjedhur deri në vitin 2020.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme