Në Shëngjin këto dit mbizotëron një qetësi e pazakontë.
Po të ishim në një periudhë normale bizneset do te kishin nisur përgatitjet për sezonin veror për të pritur turistët e shumtë që vijnë jo vetëm nga Shqipëria por nga Diaspora dhe Europa por diçka e tillë nuk mund të ndodhe pasi koronavirusi i ka mbyllur të gjitha rrugët.
Këtë vit pritshmëritë për vizitorë janë të pakta e kjo duket se do të japë efektet negative tek bizneset në Shëngjin të cilët për të nxjerrë fitime presin 9 muaj për periudhën e verës.
Në Shëngjin biznesmenët thonë se duhen mbështetur pasi ata punësojnë dhjetëra vetë.
E premtja në kohët para Covid 19 në Shëngjin do të mblidhte shumë njerëz por sot mbizotëron një qetësi mbytëse, të cilën vendasit duan të mos zgjasë më./TCH
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...