Edhe pse është menduar për mundësinë e ndërprerjes së përkohshme të vuajtjes së dënimit me burg për një pjesë të kufizuar të të burgosurve deri më 1 shtator, ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska për Alsat tha se për momentin nuk do ketë një vendim të tillë.
Këtë opsion të mundshëm në kontekst të Koronavirusit dhe gjendjes nëpër burgje e kanë shqyrtuar në bashkëpunim me autoritetet shëndetësore, por për momentin nuk ka informata se kur mund të miratohet një vendim i tillë.
Nga Drejtoria për Zbatimin e Sanksioneve thonë se janë në dispozicion me mendime dhe ekspertizë të tyre, por për momentin nuk ka informata për një proces të tillë.
“Është e mundur Qeveria të shqyrtojë një mundësi të tillë. Ne jemi në dispozicion me gjithçka që do kërkojnë nga ne të plotësojmë. Ne jemi të gatshëm ta realizojmë këtë nëse kërkojnë nga ne edhe si statistikë edhe si rekomandim dhe si mendim lidhur me sistemin e burgjeve”-tha Jovica Stojanoviq, drejtor i Drejtorisë për zbatimin e sanksioneve.
Në ndërkohë në burgun e Shutkës po testohen edhe të burgosur edhe të punësuar pasi rasti i parë i Koronavirusit u konfirmua të një i burgosur që vdiq më 8 prill, ndërsa obduksioni kishte treguar se ai kishte qenë i infektuar nga virusi. Drejtori i burgut Esad Rahiq thotë se rezultatet e tre personave që kanë qëndruar në një qeli me viktimën kanë qenë negativ, ndërsa negativ është edhe rezultati i të burgosurit 23 vjeçar i cili vdiq në burg para dy ditëve.
“Mostra u kemi marrë gjithsej 54 të punësuarve dhe të burgosurve dhe të gjithë janë negativ. Kemi bërë edhe 90 testime të shpejta në departamentin e burgut dhe paraburgimit. Në institucionin tonë kemi bërë gjithsej 6 herë dezinfektim”-pohoi Esad Rahiq drejtor i burgut të Shutkës.
Rahiq thotë se sipas rekomandimeve, vizitat janë të ndaluara, ndërsa njerëzit e ri që vijnë për të vuajtur dënimin fillimisht dërgohen në izolim dyjavor. Qeveria me dekret tashmë e ka shtyrë zbatimin e akteve udhëzuese për mbajtjen e dënimit me burg deri më 1 shtator, përveç për personat që në momentin e hyrjes në fuqi të vendimit gjyqësor janë në paraburgim.
Riho Terras nga Estonia emërohet raportues për Kosovën në PE
UEFA njofton për datën se kur do të hedhet shorti për play-o...
‘Famën që e ka jashtë është katastrofë’, ja çfarë thotë Xhen...
100 mijë euro këshilltarit, nënkryetari i të rinjve të AAK-s...
Kumbaro: Shqipëria në syrin e Condé Nast Traveller është des...
Kosova vazhdon stërvitjet për dy sfidat e nëntorit