Suedia pa asnjë kufizim por kanë vdekur rreth 1.500 persona nga Covid 19

14:33 | 17 Prill 2020
Arbresh.info

Rreth 1 mijë e 500 persona kanë vdekur deri tani në Suedi për shkak të koronavirusit.

E numri i të infektuarve ka shkuar në 12.540 prej të cilëve 550 janë shëruar, shkruan arbresh.info

Ndërsa në gjendje kritike janë 512 persona.

Në këtë shtet qytetarëve u janë kryer rreth 75 mijë teste mjekësore për Covid 19.

Pavarësisht numrit të të prekurve dhe personave që kanë ndërruar jetë, Suedia po vazhdon jetën normalisht.

Për ndalim nga vendet tjera në Evropë që kanë mbyllur institucionet  arsimore e as bizneset . Madje nuk kanë vendosur as masa kufizimi të lëvizjes për qytetarët.

Për dallim nga Suedia, në Itali deri sot rreth 170 mijë ose saktësisht 168941 persona janë prekur me virusin Covid 19.

Nga ta 22170 nuk kanë mundur ta mposhtin duke ndërruar jetë ndërsa në gjende kritike janë 2936 persona të tjerë, shkruan arbresh.info.

Ndërsa 40164 persona të prekur me koronavirus janë shëruar plotësisht. /arbresh.info/

Deri në këto momente Kina raporton 1290 persona të vdekur nga koronavirusi

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme