Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj u bën thirrje gjyqtarëve, prokurorëve, por edhe anëtarëve të organeve të reja të drejtësisë që të mos e ndalin punën e tyre, pavarësisht situatës me koronavirusin.
Në një postim në twitter, Xhafaj thotë se nuk mund të karantinohet i gjithë sistemi i drejtësisë.
Statusi i Fatmir Xhafajt:
Një pjesë e njerëzve të drejtësisë janë solidarizuar për të dhuruar një pjesë të pagave të tyre. Shumë prej tyre, GjL dhe prokurorët kryesisht, janë në krye të detyrës këto ditë. Shumë çështje presin të shqyrtohen, vendime që të zbardhen. Kjo është realisht gjëja që na duhet
Gjyqtarët & prokurorët, Organet e vetingut, KED, ILD, KLGJ e KLP, gjithë sistemi i Drejtësisë nuk mund të karantinohet! #COVID19 nuk është shkak për bllokimin e plotë të hetimeve & gjykimeve. Nuk mund të humbim më shumë kohë me procesin e ringritjes të drejtësisë së re.
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...