Ndërmarrja Termokos ka vendosur të rifillojë furnizimin me ngrohje për të gjithë konsumatorët.
Kjo ka ardhur pas kërkesave të shumta nga konsumatorët drejtuar ndërmarrjes dhe Komunës së Prishtinës.
Termokos sipas afatit ligjor, e ka përmbyllur sezonin e ngrohjes dy ditë më parë, por që për shkak të temperaturave ngrohja do të vazhdojë.
“Ndonëse NP “Termokos” Sh.A., sipas afatit ligjor ka përmbyllur sezonin ngrohës 2019/2020 para dy ditësh, përkatësisht më 15.04.2020, me kërkesë të konsumatorëve të shumtë drejtuar në ndërmarrjen tonë dhe në Komunën e Prishtinës, menaxhmenti i NP “Termokos” në koordinim me Komunën e Prishtinës ka vendosur që të rifillojë furnizimin me ngrohje për gjithë konsumatorët. Furnizimi me ngrohje do t’u përshtatet kushteve klimatike, përkatësisht lëvizjes së temperaturave të ajrit”, thuhet në njoftimin e Termokosit.
Drenusha plas në vaj, përmend traumat e djalit për shkak të ...
Hovenier uron Kosovën për fitoren ndaj Lituanisë
Banori i ri mollë sherri mes Xhenetës dhe Gjestit, këngëtari...
Senatori amerikan letër Blinkenit: ShBA t’i mbajë sytë nga K...
Raportohet se Putin ka ftuar Vuçiqin për vizitë në Moskë
Katër ushqime mund të ulin kolesterolin e lartë, pohon një n...