Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka zhilluarsot një bisedë në video-konferencë me zyrtarë të lartë të Parlamentit Evropian.
Me anë të një postimi në Facebook, Mustafa ka thënë se me të njëjtit ka diskutuar për situatën me përballjen me koronavirusin, shkruan lajmi.net.
Po ashtu, temë diskutimi siç ka thënë Mustafa ishin edhe zhvillimet politike që pritet të ndodhin në Kosovë.
“Ndamë qëndrimin se LDK dhe EPP promovojnë vlera të përbashkëta dhe se LDK-ja mbetet partner i EPP-së në rrugën e Kosovës drejt BE-së”, ka shkruar Mustafa në Facebook.
Postimi i plotë:
Sot kisha një video konferencë me zyrtarë të lartë të Parlamentit Evropian dhe të EPP-së, z. Andrey Kovatchev, z. David McAllister, z.Lukas Mandl dhe z.Patrick Voller. Së bashku me mua ishin z. Avdullah Hoti dhe z. Valon Halimi, i cili koordinon bashkëpunimin e LDK-së me EPP.
Biseduam për mënyrën se si po e përballojmë situatën me COVID-19, për zhvillimet politike në javët e fundit dhe zhvillimet që pritet të ndodhin.
Ndamë qëndrimin se LDK dhe EPP promovojnë vlera të përbashkëta dhe se LDK-ja mbetet partner i EPP-së në rrugën e Kosovës drejt BE-së.
Jemi të bekuar që kemi miq të tillë në BE, të cilët do të na qëndrojnë në krah edhe në të ardhmen për të lehtësuar integrimin evropian të Kosovës.
Paralajmërimi i ish-shefit të Google: Inteligjenca Artificia...
Rama uron Kosovën për 17 vjetorin e Pavarësisë
Kearns uron Osmanin në 17-vjetorin e Pavarësisë: Gatishmëria...
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Haradinaj sot bën homazhe te Kompleksi Memorial “Adem Jashar...
Dita e Pavarësisë, Abdixhiku bën homazhe te varri i Rugovës