Google ADS

Nxitja e dhunës dhe urrejtjes janë vepër penale!

12:33 | 17 Prill 2020
arbresh.info
Në Republikën e Kosovës, nxitja e dhunës dhe urrejtjes janë vepër penale ligjërisht.
Shkruan: Hisen Berisha
Ndaj i bëj thirrje prokurorisë që të gjitha llogaritë në facebook që nxisin situata të tilla, të hetohen të tillët dhe të arrestohen sapo që të jenë në aeroport apo kufi, në dispozicion të drejtësisë dhe ndjekjes kudo që ndodhen.
Po ti referohemi në mënyrë shkollore të interpretimit nenit 141 të KP të Republikës s ë Kosovës, i cili thotë: citoj copy/past (Neni 141 Nxitja e përçarjes dhe mos durimit) atëherë ketë frymë e kemi në deklaratat e shumë zyrtarëve të Qeverisë e zyrtarëve të ndryshëm, e të mos flasim për qytetarët e anëtarët militant të partisë LVV. Por ato që kanë efektin të realizueshëm në bazë të këtij neni janë ajo e Kryetarit të Mitrovicës dhe zyrtarit të lartë të LVV, Agim Bahtiri për “luftë vëllavrasëse”; toni kërcënues i Kryeministrit të shkarkuar z. Kurti në emisionin “DESK” të Agron Bajrami se “sikur të mos ishte kufizimi për shkak të corona virusit, do të kishim protestën më të rrezikshme që mbahet në mend në Kosovë” duke e krahasuar me ato të shkuar kur u dogjën dhe institucionet e shtetit dhe kur u kërkua nga shumë zyrtar shtetërorë dhe nga vet zv.kryeministri i sotëm i  qeverise Kurti, pra z. Haki Abazi ” se duhet shpallur organizatë terroriste”. E kjo deklaratë është një lloj thirrjeje nderdijes së tyre (militantëve edhe me prirje kriminale infantile si dhe subvencionuesve të tyre jo të pakët jashtë Kosovës) se nuk duhet t’iu ndalë asgjë dhe të jeni në gatishmëri.
Baza për penalizim të vet Kryeministrit po ashtu edhe të kryetarit të komunës së Mitrovicës z. Bahtiri, nëse do të konsiderohet emocionalisht stabil dhe i përgjegjshëm intelektualisht, ka mjaftueshëm qoftë duke ju referuar kushtetutës apo edhe vet Kodit penal të Republikës së Kosovës. Kësaj liste i shtohen edhe personalitetet zyrtarë të qeverisë në nivel ministrash të cilët duhet të penalizohen politikisht dhe penalisht.
Duhet vënën në pah këtu ministrin Blerim Reka dhe ofertën e tij për Serbinë, të korridorit nëpër territorin e shtetit të Kosovës për dalje në Durrës apo edhe në adresë të shtetit fqinjë (ku kryeministri i tyre autor i “Minishengenit ballkanik” jo që brengoset përkundrazi e ka prioritet).
Po ashtu duhet të listohet edhe zv.Kryeminsitri z. Haki Abazi i cili konkludoi se “veriu i Kosovës është i ndarë tani e 20 dhe është një fakt”. Duke u munduar tani ta paraqesin si ironizim por se deklarimi origjinal i nxjerrë në ekipin e atyre qe duan ti bindin qytetarët se ne pas 20 vitesh paskemi një realitet të ri,  siç po bën Aleksandër Vuçiqi në Serbi për ti bindur serbet se Kosova është çështje e përfunduar dhe u takon kosovarëve, ndërsa ky qeveritari ynë i dehur nga pozita ashtërore, duke dashur të duket sa më tolerant për të qëndruar në pushtetin e humbur tani më me turp, po provon të bej tolerantin duke u munduar të bindë qytetarët e me theks të rinjtë e tipit Rroni Gjinovci, se veriu i Kosovës është një realitet që i takon Serbisë dhe se ne duhet të bëjmë bashkimin kombëtarë me çka mbetet sipas mendorit të tyre akademi Qosja apo mentorit UJDIST Surroi. Pra po harron se Kosova njihet nga mbi njëqind shtete në kufijtë e saje e me theks nga SHBA dhe se çdo pretendim për të devijuar nga kjo, përbën tradhti dhe është e dënueshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme