Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i është drejtuar me një letër presidentit Hashim Thaçi, përmes së cilës ka qartësuar se nuk heziton t’i përgjigjet dhe as nuk e refuzon kërkesën e tij, porse është në pritje të përgjigjes nga ai për letrën e fundit të dërguar.
Ndër të tjerë në letrën e kryeministrit në detyrë Kurti dërguar presidentit Thaçi thuhet: “Do të jem në pritje të sqarimit tuaj, me shpresën se do të përdorni standardin e njëjtë që po pritni nga unë. Pas përgjigjes suaj mbase mund ta kem më të qartë arsyen pas këtij insistimi për t’u marrë me çështje dytësore e tretësore, në një kohë kur të gjithë duhet të bashkohemi në luftën kundër armikut të përbashkët- COVID-19”./arbresh.info/
Leverkuseni me urim unik për ditëlindjen e Xhakës: Shpresojm...
Aksion i antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë ...
Serbët e veriut fillojnë të mblidhen për protestën në Zubin ...
Barcelona do të regjistrojë Olmon dhe Szczesnyn në La Liga p...
Kapen 340 kg duhan të kontrabanduar
Nëndetësja e re bërthamore kineze fundoset gjatë ndërtimit