Në disa media mëngjesin e sotëm u raportua se Lidhja Demokratike e Kosovës do ta dërgoj të presidenti Hashim Thaçi, emrin e Skënder Hysenit si mandatar për formimin e Qeverisë. Por këtë lajm e mohoi shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.
Gashi për Telegrafin tha se këto lajme nuk janë të vërteta. “Nuk janë të vërteta këto, nuk kemi pasur diskutim”, tha shkurtimisht ai.
Ndryshe, LDK para disa ditësh ka thënë se ekziston vullneti që nëse u jepet mandati ta formojnë Qeverinë në një koalicion të mundshëm me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Nismën Socialdemokrate, Aleancën Kosova e Re dhe minoritetet joshumicë në Kuvend.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...