Tre punonjëse të një fasonerie në qytetin e Krujës kanë rezultuar pozitive nga testi i tamponit, ndërkohë që dhe një rast i ri është shënuar në Fushë Krujë.
Ai është djali i së ashtuquajturës pacientja zero për Fushë Krujën, e cila rezultoi e infektuar pak ditë më parë. Me t’u konstatuar rastet në fasoneri janë marrë masa për mbylljen e menjëhershme të fasonerisë, një fabrikë këpucësh me afro 250 punonjës, si dhe është mbyllur edhe tregu i fruta perimeve në qytet.
Pritet që të vendoset dhe ndalimqarkullimi përgjatë fashës së lejuar orare, ndërsa ka nisur dhe gjurmimi në terren i të gjitha kontakteve që kanë pasur këto raste.
Numri i të prekurve nga Covid 19 në rrethin e Krujës shkon në 11, po situata në qytetin e Krujës duket jo e mirë për shkak të rasteve të konstatuara në fasonerinë ku numri i punonjësve, kryesisht gra është i lartë./TCH
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...