Regjisori, Ben Apolloni përmes një postimi në facebook ka shkruar se nuk mund të rrijë pa reaguar teksa sheh se po shkatërrohet vendi.
Ai ka kërkuar falje për gjuhën e ashpër që përdorë shpesh ndaj politikanëve të vendit, shkruan arbresh.info.
Apolloni ka shkruar gjithashtu se populli do të shpëtoj nga çdo virus por jo edhe nga depresioni i shkaktuar nga politikanët.
“Te dashur miq,
Ju kerkoj falje qe shpeshhere po e perdori nje gjuhe te ashper ndaj politikaneve te Kosoves.
E urrej kur duhet te shkruaj per ta! Por nuk mund te rri pa reaguar kur shoh qe po na e shkaterrojne kete vend. Ne shtepi tjeter nuk kemi. Mua nuk me intereson se si quhet personi-politikani, me intereson se cfare ben. Nese ben mire, e lavderoj. Nese ben keq, e kritikoj. Edhe e shaj bile. Sepse kam temperament shqiptari, PLLUS jam artist, nuk mund te reagoj vec me mendje e pa zemer.
Me kenaqesine me te madhe shkruaj per art. Per te gjitha artet.
Por keta politikane nuk po me lene te mendoj e te krijoj art. Mallkuar qofshin!
Sinqerisht ju kerkoj falje juve qe i ndiqni statuset e mi ne facebook! Disa here i jam betuar vetes se s’do te shkruaj per ta,per politikane e Kosoves, por te vetmin betim qe nuk po mund ta mbaj eshte ky. Ne do te shpetojme nga lloj-lloj gripi, virusi, e semundje. Por nuk do te shpetojme nga DEPRESIONI qe na e kane shkaktu e po na e rrisin dozen cdo dite keta”, ka shkruar ai./arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...