Degët e Lidhjes Demokratike në Diasporë, kanë thënë se po e përcjellin me shqetësim situatën në Kosovë në luftën kundër COVID-19 dhe po ashtu janë të shqetësuar me situatën politike pas mocionit të mosbesimit të Qeverisë Kurti.
Në deklaratën e përbashkët të këtyre degëve thuhet se mbështesin vendimet e Kryesisë dhe Këshillit të Përgjithshëm, dhe besojnë që nëse ofrohet mundësia e themelimit të Qeverisë, LDK do të jap maksimumin që të jetë një Qeveri e përgjegjshme.
“Degët e LDK në Diasporë mbështesin vendimet e Kryesisë Qendrore dhe KP,dhe kemi besim që nëse i ofrohet mundësia e themelimit të Qeverisë, LDK do të jep maksimumin në themelimin e një Qeverie së përgjegjshme dhe kompetente për të udhëhequr vendin në këto momente kritike qoftë si pasojë e pandemisë, po ashtu dhe gjendjen e vështirë ekonomike që do të jetë prezente pas pandemisë”, thuhet në deklaratën e tyre.
Deklarata e plotë:
“Degët e LDK në Diasporë me shqetësim po e përcjellim situatën në Kosovë në luftën kudër pandemisë të virusit Covid 19 dhe lutemi për qytetarët që ta tejkalojnë këtë situatë me pasoja sa ma të vogla, dhe njëkohësisht inkurajomë institucionet e shëndetësisë dhe institucionet tjera, në parandalimin e këtij virusi.
Po ashtu me shqetësim po e përcjellim situatën politike pas mocionit të mosbesimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Ne vlerësojmë se në situatën momentale, Kosovës i duhet më shumë se kurrë uniteti dhe mirëkuptimi në mes partive politike, e kurrsesi tensionimi i situatës që do të reflektonte si tek qytetarët, po ashtu edhe tek imazhi i shtetit të Kosovës, imazh edhe ashtu të lënduar në sy të vendeve mike të Kosovës.
Degët e LDK në Diasporë mbështesin vendimet e Kryesisë Qendrore dhe KP, dhe kemi besim që nëse i ofrohet mundësia e themelimit të Qeverisë, LDK do të jep maksimumin në themelimin e një Qeverie së përgjegjshme dhe kompetente për të udhëhequr vendin në këto momente kritike qoftë si pasojë e pandemisë, po ashtu dhe gjendjen e vështirë ekonomike që do të jetë prezente pas pandemisë.
Ne presim me të drejtë që filozofia e Presidentit Rugova; integrimet evropiane dhe miqësia e përhershme me SHBA-të, do të jetë prioritet mbi prioritete e Qeverisë në ardhje e Republikës së Kosovës.
Degët e LDK-së në Diasporë dënojmë gjuhën denigruese dhe nxitjen e urrejtjes që po shpërfaqet nga parti dhe individë të caktuar.
Gjithashtu apelojmë tek bashkatdhetarët, që të shmangin gjuhën e urrejtjes dhe të kontribuojnë me konstruktivitet për vendin dhe familjet e tyre.
Zoti i bekoftë shqiptarët dhe Kosovën!
Degët e LDK-së:
Osman Ferizi, kryetar i Degës së LDK-së në Gjermani
Ahmet Kosumi, kryetar i Degës së LDK-së në Zvicër
Qibrije Hoxha, kryetare e Degës së LDK-së në Suedi
Bahtir Kastrati, kryetar i Degës së LDK-së për Beneluks
Yll Blakaj, kryetar i Degës së LDK-së në Austri
Rrustem Seferi, kryetar i Degës së LDK-së në Norvegji
16.04.2020″./
Gresa nuk i beson arsyetimit të Drilonit në raport me deklar...
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...