Ndërsa një pjesë e madhe e globit vijon të qëndrojë e izoluar për shkak të pandemisë së koronavirusit, ekspertët kanë vërejtur një ulje të ndotjes në ajër pikërisht për shkak të fluksit të ulët të lëvizjes, ndaljes së punës së disa industrive dhe rënies së qarkullimit të automjeteve.
Por një tjetër efekt i mbylljes së shkaktuar nga koronavirusi lidhet me saktësinë e parashikimit të motit. Anulimi i shumë fluturimeve ajrore tregtare është duke u krijuar probleme meteorologëve në të gjithë botën.
Kjo sepse modelet e parashikimit të motit të lidhur me të dhënat e temperaturës dhe shpejtësinë e erës, mblidhen nga qindra avionë që fluturojnë në ajër. Shërbimi Kombëtar Amerikan i motit përdor më shumë se 250 milionë matje çdo vit të marra nga avionët. Ndërkohë të dhënat për muajn mars nga shërbimi meteorologjik janë përgjysmuar. /Opinion.al
Hoti: Nuk lejojë të më njolloset emri
Drenusha-Sarës: E di që vet ia del, nuk ke nevojë për ndihmë...
Drenusha-Sarës: E di që vet ia del, nuk ke nevojë për ndihmë...
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...